Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gjyqi i Shullazit kthehet në telenovelë, shtyhet sërish sot për mungesë të avokatëve/ Seanca e radhës në 19 Tetor

Reforma në drejtësi, nuk ka sjellë asnjë ndryshim për procesin kundër Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë. Gjyqi ka dy vite që shtyhet në Apel.

Kthehet në telenovelë me shumë seri, procesi gjyqësor kundër Emiljano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Zela dhe Endrit Qyqja. Seanca që ishte planifikuar të kryhej ditën e sotme, ka dështuar sërish në Gjykatën e Posaçme të Apelit, duke sjellë që gjyqi të mos zhvillohet dhe për pasojë të regjistrohet dhe një seancë tjetër e dështuar.

Prej nëntorit 2018, procesi gjyqësor ndodhet i bllokuar në gjykatën e Apelit, ku herë për mungesë të gjyqtarëve dhe herë për mungesë të avokatëve, kjo situatë nuk po mer zgjidhje, duke u shtyrë pa fund një ndër proceset më të rëndësishëmqë ndodhet në këtë gjykatë.

Reforma në drejtësi nuk ka dhënë asnjë impakt për këtë proces gjyqësor, i cili për gati dy vite vijon të qëndrojë pezull, duke mos u zhvilluar asnjë seancë. Seanca e sotme është shtyrë sërisht për mungesë të avokatëve mbrojtës. Trupi gjykues e ka pasur të pamundur zhvillimin e procesit gjyqësor për këtë çështje, për shkak të mungesës së palës mbrojtëse.

Në këto kushte, është vendosur shtyrja e seancës, duke planifikuar datën 19 tetor 2020 për të zhvilluar seancën e radhës për 5 të pandehurit që akuzohen nga prokuroria për “Shtrëngim me anë të kanosjes me qëllim marjen e pasurisë” kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të organizuar kriminal”, “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”. Biznesmeni Ylvi Beqja, ka treguar në gjykatë se përmes presioneve dhe kanosjeve të vazhdueshme i ka dhënë Emiljano Shullazit dhe anëtarëve të grupit të tij, shumën prej mbi 560 mijë euro. Por nga kjo shumë prokuroria mundi të faktojë vetëm 5 tërheqje me çek në bankë.

Në nëntor 2018, një trupë gjykuese e drejtuar nga gjyqtari Fran Prendi, dënoi me 14 vite burg, Emiljano Shullazin, për akuzat e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal, ndërsa u shpall i pafajshëm për akuzën e presionit dhe kanosjes ndaj dy rektorëve Mynyr Koni e Dhori Kule dhe atë të shkatërrimit të pronës, për vendosje tritoli biznesmenit Jani Zaka në Tiranë dhe Adriatik Kuçuku në Lushnje.

Për katër anëtarët e tjerë të grupit, Gjykata e shkallës së Parë, ka dhënë 12 vite burg për Gilmando Danin, Indrit Qyqja 10 vite, Indrit Zela 10 vite dhe Blerim Shullazi 9 vite burg. Në vendimin e Gjykatës theksohet se askush nga të dënuarit nuk do të përfitojë liri me kusht.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet