Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

E infektuar me COVID-19/ Melania Trump flet për herë të parë nga izolimi: Faleminderit stafit mjekësor

Zonja e Parë e SHBA, Melania Trump, e cila qëndron prej pak ditësh e izoluar pasi u testua pozitive me COVID-19 njofton se nuk është larguar dhe nuk do të largohet nga Shtëpia e Bardhë për të vizituar Presidentin, Donald Trump.

Pak më parë, përmes një shënimi në Twitter, Melanie Trump tha se ajo ndihet mirë dhe do vazhdojë të qëndrojë në shtëpi.

“Familja ime është mirënjohëse për të gjitha lutjet dhe mbështetjen! Unë jam mirë dhe do të vazhdoj të pushoj në shtëpi. Faleminderit stafit mjekësor dhe kujdestarëve kudo, dhe lutjet e mia të vazhdueshme për ata që janë të sëmurë ose kanë një anëtar të familjes të ndikuar nga virusi “, shkruan Melanie.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet