Duket e pabesueshme, por Madonna paska refuzuar bashkëpunime të mëdha vetëm prej shenjës së horoskopit

Aktualitet

Femrat janë të fiksuara pas horoskopit, por jo aq sa Madonna...

Madonna na e vërteton të gjithëve se ajo është e fiksuar pas horoskipit. Por deri më tani nuk kishim dëgjuar që horoskopi të ndikonte kaq shumë te njerëzit, ashtu si ka ndikuar te këngëtarja e famshme Madonna.

Këngëtarja fituese e 7 çmimeve Grammy, ka refuzuar të punojë me DJ David Guetta për prodhimin e albumit të saj të 12-të për shkak të shenjës së tij të horoskopit. Madonna u interesua vetë e para të punonte me Guetta-n, pasi ai fitoi një çmim Grammy në 2011-tën për miksimin e këngës së saj, Revolver.

“Ajo më tha se e kishte pëlqyer shumë miksimin dhe se unë do t’i prodhoja albumin e radhës” thotë DJ I njohur për intervistën në “Mcfly et Carlito”. Ata vendosin të drekojnë së bashku dhe të bisedojnë për bashkëpunimin. Gjithçka nis bukur dhe qetë deri në momentin që Madonna e pyet për shenjën e horoskopit dhe ai rezulton të ishte Akrepi.

"Papritmas, ajo bën një fytyrë injoruese i thotë: "Më vjen keq, ne nuk do të jemi në gjendje të punojmë së bashku. Ishte një kënaqësi të të njihja. Mirupafshim!” tregon Dj Guetta.

Madonna ka punuar më parë me një akrep në 1994 kur vendosi të punësonte Bjorke për të shkruar bashkë këngën “Bedtime Story” për albumin e saj të gjashtë.

Ndërkohë vetë David Guetta ka bashkëpunuar me një numër të madh artistësh me famë ndërkombëtare dhe deri më sot nuk ka pasur asnjë problem, por mesa duket Madonna qenka e varur nga horoskopi.

Ku i dihet ndoshta e ka pësuar keq me shenjën e Akrepit në horoskop.

ME TE LEXUARAT