Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

‘’Do e shihni pas zgjedhjeve…’’, Rama për ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Formulat i ka shpikur bota

Kryeministri Edi Rama garanton se mekanizmi i propozuar nga PS dhe që sot votohet në Kuvend si ndryshime në Kodin Zgjedhor do të provojë se shqiptarët kanë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

Rama thotë se formulat i ka shpikur bota, dhe Shqipëria ka marrë një mekanizëm, por ai thekson se pas zgjedhjeve do të shihet pikërisht që shqiptarët do të zgjedhin me votat përfaqësuesit e tyre.

Po ashtu ai ka folur dhe për partitë e vogla, duke theksuar se me pragun 1% nuk kanë çfarë bëjnë më në Kuvend apo klithin, por të dalin të marrin votat edhe pse i akuzon ëpr pazare.

”Së pari njëherë, kur flasim për shembull, për preferenca si bëhet hapja e listave. Së dyti nuk shpikim, formulat i ka shpikur bota, dhe ne kemi studiuar si funksionojnë listat e hapura në vende të botës. Kemi parë disa mekanizma. Kemi zgjedhur këtë, ku gjithkujt i jepet mundësia të bëhet përfaqësues i popullit në kuvend, të konkurrojë, edhe partia e cila ka përgjegjësinë t’iu paraqesë skuadrën, bën formacionin e vet, dhe më pas konsultohet me votuesit, dhe votuesi përcakton kush hyn dhe jo në fushë.

Mund të ketë dallime plot e diskutime, por standardet janë të garantuara. Asnjë nuk hyn direkt deputet siç ndodhte pa marrë pëlqimin, apo i përjashtuar.

Nëse merr pëlqimin hyn në Kuvend. Partitë e mëdha të cilat kanë përgjegjësi të udhëheqin, të vendosin se s’janë partitë e vogla, partitë e vogla kanë thjesht pazarin e tyre. Partitë e mëdha ndërtojnë formacionin, me burra e gra, njerëz nga fusha të jetës.

Kanë një formim e eksperiencë. Shqiptarët do zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre përsëri. Shqiptarët do zgjedhin patjetër. Është zgjedhje që e kanë shqiptaërt. Do e shihni pas zgjedhjeve që do ketë rast që do provohen.

PYETJA: Pse ulët pragun në 1%?

Fjalën shushunjë nuk e përdor. E kam stres kur përdorej për propagandën komuniste. Atëhere, opinioni im për partitë e vogla është ai që thashë. Por opinioni im nuk mjafton. Unë s’jam diktator, as autokrat, aspak i ngjashëm me ata të cilë më hidhen mua duke folur për veten e tyre.

Do të thotë që dua s’dua unë. E bëmë një ulje praprake, tani 1%. Çfarë janë këto parti, edhe pragu kaq, dhe klithin. Ça duan në kuvend ende? Të dalin të marrin vota.”- tha Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet