Covid-19 prek Vllazninë, Gurishta dhe Imami të infektuar

Sport
Covid-19 prek Vllazninë, Gurishta dhe Imami të infektuar

Në dyert e Vllaznisë ka trokitur Coronavirus. Dy futbollistë të skuadrës shkodrane, Erdenis Gurishta dhe Eni Imami janë të konfirmuar si të prekur nga ky virus.

Për sa i përket pjesës tjetër të skuadrës, ata janë në përgjigje të testeve të tyre me tamponë. Një prej pjesëtarëve të ekipit shkodran që është në pritje është edhe zv/trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori i cili mësohet se ka shfaqur simptomat e Covid-19.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tek kuqeblutë është krijuar një situatë e tillë që ia vështirëson punën përgatitore skuadrës për kampionatin e ri që gjithsesi ende nuk ka nisur duke qenë se klubet e Kategorisë Superiore po vijojnë bojkotin e tij deri në plotësimin e 4 kërkesave të tyre.

ME TE LEXUARAT