Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

COVID-19/ Bilanci, 4 qytetarë humbin jetën, 144 raste të reja në 24 orë

144 raste me COVID-19 jane regjistruar sot ne vendin tone, ndersa 4 persona kane humbur jeten.
Gjatë javës së 40 të pandemisë, javës që lamë pas, epidemia është paraqitur me nje trend të lehtë të pozitivitetit krahasuar me javën e 39 me një mesatare ditore prej 145,5 raste. Ndërsa incidenca javore është 35.6 raste/ 1 milion banorë.

Të gjitha strukturat e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe strukturat lëvizëse për gjurmimin epidemiologjik janë në terren për evidentimin e rasteve në kohë dhe për detektimin e vatrave epidemiologjike familjare apo të strukturave të tjera publike ose jo publike. Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit.

Janë kryer 912 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 144 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2. Janë shëruar 150 qytetarë duke e çuar në 8825 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki : 72 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 8 në Lushnje, 7 në Fier, nga 6 raste në Korçë, Vlorë, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Kavajë, Divjakë, nga 3 raste në Pogradec, Prrenjas, nga 2 raste në Krujë, Tropojë, Berat, Belsh, nga 1 rast në Kurbin, Has, Bulqizë, Gramsh, Patos. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, mjeku 72 vjeçar nga Skrapari, një 62 vjeçar nga Fieri dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 78 vjeçar dhe një 79 vjeçare, me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë ju kujton të kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.
COVID-19 – Statistika (5 Tetor 2020) Raste të reja ditore 144 Të shëruar ne 24 orë 150 Humbje jete në 24 orë 4 Testime ditore 912
Testime totale 93021 Raste pozitive 14,410 Raste të shëruara 8,825 Raste Aktive 5,185 Humbje jete 400

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2695 Durrës 555 Shkodër 398 Lezhë 262 Korçë 242 Elbasan 236 Fier 225 Vlorë 184 Kukës 132 Berat 114 Dibër 80 Gjirokastër 62

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet