Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Bie numri i infektimeve dhe vdekjeve në Itali

Ka rënë numri i infektimeve dhe viktimave krahasuar me ditën e djeshme në Itali.
Sipas tgcom24 shkruajnë se sot janë testuar pozitivë 2,257 sot, ndërsa dje 2,578. Në total gjatë 24 orëve janë bërë 60,241 tampone, më shumë se 32 mijë më pak se dje.

Kështu që nga fillimi i pandemisë numri i të infektuarve ka shkuar në 327,586.
Sot raportohen edhe më pak viktima, pasi ditën e djeshme humbën betejën me COVID-19 18 persona, ndërsa sot 16. Kështu numri i viktimave në total ka shkuar në 36,002.

Rajoni me më shumë raste brenda 24 orëve është akoma Campania (+431), pasuar nga Lombardia (+251), Lazio (+248) dhe Veneto (+230). Asnjë rajon me raste zero, ai që bën më mirë (dhe i vetmi me një shifër rritje) është Molise, +2.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet