Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Azerët sulmojnë Armeninë me raketa izraelite

Forcat azere kanë përdorur një raketë izraelite “LORA” për të bombarduar një urë në Armeni.
LORA (Long Range Attack) e prodhuar nga Israel Aerospace Industries (IAI) mund të lëshohet nga një anije ose nga toka.

Kjo raketë ka një rreze veprimi prej 400 km e konsiderohet mjaft e saktë në goditjen e objektivave.

Azerbajxhani ështe vendi i parë dhe i vetëm i konfirmuar të cilit Izraeli i ka dorëzuar raketa LORA – përmes një marrëveshjeje armësh të firmosur në 2018-tën. Ky shtet është aleat i njohur i Tel Avit, dhe e furnizon vendin hebre me gati 40% të naftës që i nevojitet.

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev në 2016-tën rrëfeu se vendi i tij kishte nënshkruar kontrata afatgjata në vlerë prej 5 miliard dollarësh për të blerë armë dhe pajisje sigurie nga Izraeli.

Ky konflikt që ka shpërthyer tani me Armeninë po vazhdon përshkallëzimin. Një ditë më parë disa qytete të rëndësishme azere u goditën më raketa nga pala tjetër.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet