Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Asnjë sistem s’shpëton Ramën nga humbja”, Bylykbashi rrëzon mashtrimin e PS për sistemin zgjedhor italian

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, jep një mesazh të fortë para votimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në Kuvend.

Në një postim në ‘Facebok’, Bylykbashi shkruan se sisteme demokratike në Evropë ka plot, por nuk ka sistem që ta shpëtojë Edi Ramën nga humbja e thellë që e pret.

Mesazhi i Bylykbashit:

Broçkullat qe sistemi Italian nuk eshte i njejte me ate shqiptar i thua vetem kur je ne hall. Tani u mbetet vetem te thone qe italianet nuk jane njesoj me shqiptaret. Kur je ne hall thua edhe te fundit, pa t’u skuqur fytyra.
Kur kerkuan nje vend europian ku perdoret koalicioni me liste te perbere sic e ka Shqiperia, ia treguam. Eshte Italia, vendi qe e perdor aktualisht per zgjedhje per parlamentin kombetar, per parlamentet rajonale si Lombardia, Lazio, Puglia, Sicilia etj ku votojne me shume zgjedhes seç ka banore Shqiperia, por e perdor edhe per keshillat bashkiake te Romes, Milanos, Bolonjes, Firences, etj ku votojne me shume zgjedhes seç votojne ne Shqiperi. Italia eshte vendi i madh europian nga ku e kemi marre kete model te mirenjohur, me konsensus PS-PD qe ne vitin 2003.

Kur genjyen se koalicioni me liste te perbere nuk perdoret dot me listat e hapura, ia provuam publikisht qe genjejne. Italia i zgjedh “parlamentet” lokale te Romes, Milanos, Bolonjes apo Firences me votim proporcional me lista te hapura ku zgjedhesi ka te drejte te votoje dy kandidate nga lista e partise se koalicionit. Partite italiane ne keto zgjedhje parlamentesh lokale lidhen ne koalicion njesoj si ne Shqiperi, por ruajne identitetin duke garuar secila me listen e vet te hapur te kandidateve. Zgjedhesit italiane kane te drejte te zgjedhin kandidatin qe duan tek lista e partise se koalicionit.

Thane qe me koalicionin sic e kemi ne, me liste te perbere, fleta e votimit behet shume e komplikuar. Por ja qe Italia e ka zgjidhur.

Zgjidhjen me nje flete te thjeshte votimi e kemi demonstruar edhe ne prej disa muajsh.

Sisteme demokratike ne Europe ka plot, por nuk ka sistem qe ta shpetoje Ramen nga humbja e thelle qe e pret!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet