Aksident te Unaza e Re, makina merr përpara gruan me biçikletë

Aktualitet
Aksident te Unaza e Re, makina merr përpara gruan me biçikletë

Një grua 46-vjeçare që drejtonte një biçikletë është përplasur sot nga një automjet te Unaza e Re. Fatmirësisht, gruaja është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia thotë se po punon për të zbardhur ngjarjet e aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më datë 05.10.2020, rreth orës 11:05, në Unazë të Re, mjeti me drejtues shtetasin K.D., ka aksidentuar biçiklisten V.Gj, 46 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT