Afërdita Dreshaj shtatzënë për herë të parë, zbulon gjininë e bebes

Showbiz

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Afërdita Dreshaj, është shtatzënë për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Afërdita përmes një postimi, në Instagram ku shfaqet krah bashkëshortit të saj Jakub.

Çifti ka zbuluar edhe gjininë e bebit. Ata do të bëhen prindër të një djali dhe duket se ky lajm i ka emocionuar shumë.

Afërdita dhe Jakub u martuan disa vite më parë në një ceremoni madhështore në Miami dhe prej atëherë kanë shijuar njëri-tjetrin, por duket se tashmë familja e tyre do të shtohet dhe me siguri për çiftin nuk mund të kishte lajm më të bukur.

ME TE LEXUARAT