Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Aeroplani përplaset me skelën në New York, një i vdekur dy të plagosur

Një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën rëndë kur aeroplani i tyre u përplas me një skelë në Queens , Neë York të Dielën, sipas zyrtarëve të zjarrfikësve .

“Dëshmitarët raportuan se Cessna i vogël me një motor po lëvizte mjaft shpejt përgjatë ujit, bëri dy kërcime dhe u përplas në skelë”, tha një zyrtar i Departamentit të Zjarrfikësve, duke shtuar se aeroplani “u bë copa”.

Një qytetar i cili po bënte ski në zonë dhe pa aksidentin, ndihmoi në shpëtimin e dy personave që mbijetuan.
Personi i tretë u ndihmua nga stafi i Shërbimit Zjarrfikës ndërkohë që u konfirmua vdekja e tij.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet