Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

37% e familjeve shqiptare jetojnë me borxhe

Banka e Shqipërisë ka realizuar një vrojtim për 6 mujorin e parë të këtij viti ku ka rezultuar se pandemia ka përkeqësuar gjendjen financiare të familjeve shqiptare me të ardhura më të ulëta.

Sipas Bankës së Shqipërisë 37% e familjeve kanë marrë borxhe, burime joformale apo persona fizikë.

Shqetësues mbetet fakti se ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të familjeve që marrin borxhe në mënyrë informale krahasuar me 6-mujorin e kaluar dhe krahasuar me një vit më parë.

Rreth gjysma e familjeve huamarrëse deklarojnë se nuk kanë përmirësim të gjendjes së tyre financiare ndërsa pjesa tjetër e përgjigjeve tregon për përkeqësim të aftësisë së tyre paguese, në krahasim me një vit më parë, ç’ka mund të jetë reflektim i përkeqësimit të parametrave ekonomikë në vend për shkak të pandemisë së Covid-19.

Qëllimet kryesore të huamarrjes mbeten për konsum në 32% të rasteve të marrjes së një huaje dhe 36% për blerje/riparim i një prone.

As në 6 mujorin e dytë familjet shqiptare nuk presin përmirësim të gjendjes së tyre ekonomike madje pritshmëritë janë që të marrin edhe më shumë hua për të përballuar shpenzimet e përditshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet