Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Von Cramon: Sikur të varej nga Parlamenti Europian, Kosova do të kishte liberalizimin e vizave

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i është përgjigjur një postimi në Twitter të bërë nga faqja “Kosdata”, ku thuhet se vetëm kosovarët nuk janë të lirë të lëvizin pa viza në Evropë.Cramon ka thënë se Kosova do ta kishte liberalizimin e vizave, nëse Parlamenti Evropian do ta thoshte fjalën e fundit.

Por, sipas saj, është presidenti i Këshillit Evropian ai që e merr vendimin.

“Njerëz, unë jam e vetëdijshme për këtë fakt. Fatkeqësisht, nuk varet nga unë që të vendos për këtë. Më besoni, nëse ne në Parlamentin Evropian do ta kishim fjalën e fundit, Kosova do t’i kishte të njëjtat mundësi udhëtimi si të gjitha shtetet e tjera evropiane, por është presidenti i Këshillit Evropian ai që e merr vendimin”, ka shkruar Cramon, në Twitter.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Von Cramon, vazhdimisht ka qenë e zëshme për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Ajo ka thënë se qytetarët e Kosovës e kanë merituar liberalizimin ashtu si të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet