Tentuan të transportonin 36 klandestinë drejt Kosovës, arrestohen në flagrancë dy të rinjtë

Aktualitet
Tentuan të transportonin 36 klandestinë drejt Kosovës, arrestohen

Dy persona janë arrestuar në Morinë pasi po tentonin të kalonin drejt Kosovës në mënyrë të paligjshme 36 sirianë. E.P, 33 vjeç dhe M.D, 22 vjeç kishin marrë sirinët me një mjet tip ‘’Sprinter’’ dhe tentuan të kalonin kufirin Shqipëri-Kosovë.

Por në afërsi të Pikës Kufitare u kapën nga Policia e Shqipërisë dhe arrestuan dy transportuesit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Morinë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Sprinter”.

Operacioni policor nga Policia kufitare, për goditjen e tentativave për dhënie ndihmë shtetasve nga vendet e treta, kundrejt fitimit, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Shërbimet e Policisë Kufitare, pas një pune disaditore, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, si dhe në zbatim të planit të masave, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për dhënie ndihmë shtetasve nga vendet e treta, kundrejt fitimit, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Sprinter” në kuadrin e të cilit u arrestuan dy shtetas, konkretisht:

1. P., 33 vjeç, banues në Tiranë.

2. D., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit e lartpërmendur u kapën nga shërbimet e Policisë Kufitare, në afërsi të PKK Morinë, me automjetin fugon tip “Sprinter”, me të cilin po transportonin 36 shtetas sirianë.

Shtetasit E. P. dhe M. D. do t’i ndihmonin shtetasit sirianë, kundrejt fitimit, që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, në mënyrë të paligjshme.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të tyre.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

ME TE LEXUARAT