Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Të gjithëve do ju shkojë një letër”, Rama prezanton platformën e re në PS

Kryeministri Edi Rama prezantoi platformën e re të Partisë Socialiste, një database dixhitale ku do të kenë akses të gjithë anëtarët e kësaj force politike brenda dhe jashtë vendit.

Përmes kësaj platforme do të mund të zgjedhin edhe deputetët përmes votës së tyre ku secili anëtar do japë pëlqimin me një vlerësim nga 1 tek 5 për kandidatët me të cilët PS-ja do shkojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Anëtarëve do të pajisen me kredencialet dhe çelësin e tij që do të mundësojë futjen në këtë platformë. Këto do tu dërgohen të gjithëve me postë, jo vetëm brenda Shqipërisë por edhe atyre jashtë vendit.

Deklarata e Rames:
“Platforma e re e PS dixhitale është inovative, krijon një hapësirë të përbashkët të një komunikimi të shpejtë brenda familjes sonë politike, ku cdo anëtar ka akses përmes një çelësi personal dhe mund të marrë pjesë në të gjitha proceset brenda platformës, që nga vlerësimi i deputetëve, tek diskutimet e brendshme, tek proceset e ndërveprimeve në funksion të marrjes në kohë reale të informacionit nga qendra, të shkëmbimit të informacioneve në kohë reale me qendrën, të ndjekjes së aktiviteteve me qendrën përmes telefonit dhe të pasjes së mundësisë për të adresuar qoftë deputetin apo deputeten strukturat e tjera, përfshi edhe ato të pushtetit vendor.

Hapi i parë që do ndiqet nga hapa të tjerë sipas një plani që kurorëzohet më 25 prill, por procesi dhe ndërveprimi vazhdon edhe më tej. Ne duam që jeta e partisë të marrë një hov të ri, pa pasur nevojë të presë mbledhjen e radhës së organizatës, lajme nga kanale të tjera dhe për t’i marrë të parët anëtarët lajmet që kanë të bëjnë me partinë, qeverisjen, apo lajmet e rreme, informacione të cilat që patjetër ne i japim botërisht dhe besojmë që çdo anëtar ka të drejtë të kërkojë më shumë hesap dhe të ketë më shumë vëmendje lidhur me vërtetësinë, përmbajtjen e një informacioni.

Këta janë njerëzit në vijën e parë pavarësisht se PS është më e madhe se anëtarësia e saj, disa fish përtej kufijve të anëtarësisë, por anëtarësia ka barrën të bëjë urën mes partisë dhe publikut. Kjo platformë është një mekanizëm që rrit respektin për çdo anëtar dhe anëtare të partisë. Kemi një vizion afatgjatë, duam të përfshihen në këtë proces jo vetëm anëtarët brenda Shqipërisë por edhe ata që janë jashtë. Të gjithëve do ju shkojë një letër e specializuar me postë, me çelësin individual për ta aksesuar platformën. Ne presim të ketë intensifikim të marrëdhënies. Mundësia për të shfrytëzuar hapësirën që krijon teknologjia është e jashtëzakonshme, zhvillimi i komunikimeve jo vetëm me shkrim por edhe me grupe, përmes videokontakteve është patjetër një hapësirë e mrekullueshme që krijohet. Ne do të bëjmë këtë proces për të dëgjuar cdo anëtar partie lidhur me deputetët në qarkun e vetë, Do japin vlerësim me pikë, nga 1 tek 5, ku sigurisht 1 vlerësimi më i ulët, 5 cilësimi më i lartë, pas kësaj periudhe përfaqësimi. Këto vlerësime do të na ndihmojnë shumë për të kuptuar nivelin e marrëdhënieve mes deputetëve dhe anëtarëve të partisë, si dhe për krijimin e skuadrës që do fitojë më 25 prill”,- tha Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet