Shtatë ditë në grevë urie/ Federata Botërore e Sindikatave në mbështetje të naftëtarëve të Ballshit

Aktualitet
Shtatë ditë në grevë urie/ Federata Botërore e

Prej një javë, punonjësit e rafinerisë së përpunimit të naftës në Ballsh, ndodhen në grevë urie.

Ata kërkojnë shlyerjen e pagave të prapambetura e rifillimin e punës në Uzinë.

Ndërkaq, shprehen të vendosur për të mos e ndërprerë grevën nëse nuk marrin zgjidhje për kërkesat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në mbështetje të tyre ka ardhur dhe Federata Botërore e Sindikatave ku përmes një letre shprehin solidaritetin e tyre.

Ata kërkojnë pagesën e menjëhershme të naftëtarëve për rrogat e prapambetura.

Letra e Federatës Botërore të Sindikatave drejtuar naftëtarëve të Ballshit:

Federata Botërore e Sindikatave (WTFU) e cila përfaqëson 105 milionë punëtorë në 132 shtete të botës shpreh solidaritetin e saj ndërkombëtar ndaj naftëtarëve të Ballshit të cilët po protestojnë për të kërkuar pagat e papaguara që detyrohet kompania e rafinerisë si dhe kontrata kolektive të punës me rritje të pagave.

Naftëtarët e Ballshit me punën e tyre  prodhojnë fitime të mëdha për ndërmarrjet private që administrojnë naftën e vendit, ndërsa punëtorët dhe populli i Shqipërisë shpërblehen me rroga urie jetojnë në varfëri energjie. Miliona anëtarë dhe miq të WTFU në të gjithë botën mbështesim kërkesat e drejta të naftëtarëve në rafinerinë e Ballshit dhe kërkojmë pagesën e menjëhershme të pagave të prapambetura të tyre dhe përmirësimin e kushteve të vështira që ata hasin në vendin e punës.

 

ME TE LEXUARAT