Shifra shqetësuese/ 626 aksidente rrugore dhe 23 viktima në muajin shtator

Aktualitet
Shifra shqetësuese/ 626 aksidente rrugore dhe 23 viktima në muajin

Shtatori mbyllet me bilanc shqetësues dhe të lartë të aksidenteve rrugore.

Në Shqipëri sipas Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore muajin që lamë pas u regjistruan 626 aksidente dhe 23 viktima.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të dhënat tregojnë për 10 aksidente më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar dhe për rritje të numrit të atyre me rrezik të lartë për jetën.

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore shënjon me të kuqe, 164 prej tyre.

Gjysma e aksidenteve rrugore në shtator, kanë ndodhur vetëm në dy qytete, Tiranë dhe Vlorë, përkatësisht 236 dhe 78.

Ndiqen nga Durrësi me 51, Elbasani me 50 dhe Berati me 46.

Numër më i ulët aksidentesh muajin e shkuar është regjistruar në Dibër dhe Kukës, përkatësisht 8 dhe 6.

Sipas Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore shkaqet kryesore të aksidenteve duket se janë shpejtësia tej normave të lejuara dhe shkelja e sinjalistikës rrugore, pasi dhe apeli për respektimin e tyre renditet i pari në listën me 13 këshilla për drejtuesit e automjeteve.

ME TE LEXUARAT