"Po mashtrojnë me modelin italian", Gjiknuri i përgjigjet ashpër opozitës për Kodin

Politikë
"Po mashtrojnë me modelin italian", Gjiknuri i përgjigjet

Përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ju përgjigj opozitës, e cila gjatë kësaj të diele hodhi akuza për mazhorancën për Kodin Zgjedhor që kërkon të miratojë të hënën.

Gjiknuri tha në “Facebook” se opozita thjesht po kërkon të mashtrojë qytetarët me modelin italian. Ai u shpreh se askush nuk e beson se ky model i shtetit fqinj i kishte shpëtuar gjithë këto muaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Pas 3 muaj kërkimesh të dështuara, përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, pak orë përpara seancës parlamentare kur do të shqyrtohen dhe miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor tentojnë të hedhin hi syve të publikut. Deklarojnë se në fund të tunelit kanë “zbuluar” modelin italian.

A ka njeri ta besojë se këtyre u kishte shpëtuar padashje e jashtë vëmendjes një model i një vendi mik e fqinj dhe e zbuluan ditën e fundit? Natyrisht që jo! Ata e dinë shumë mirë por thjesht duan të kryejnë tentativën e fundit të dëshpëruar për të penguar e zvarritur reflektimin e ndryshimeve Kushtetuese në Kodin Zgjedhor dhe të lajnë duart si Ponc Pilati.”

Damian Gjiknuri i ftoi të gjithë të lexojnë legjislacionin e Italisë për të kuptuar sesi qëndron e vërteta.

Përfaqësuesit e PD-LSI, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili akuzuan PS se me ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do të votojë, po tenton të minimizojë humbjen në zgjedhje. Pavarësisht kësaj, ata u shprehën të bindur se fitoren e opozitës nuk e pengon dot asgjë.

ME TE LEXUARAT