Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përleshje e dhunshme në lokal në Elbasan, plagosen dy persona, njëri ishte në kërkim

Nje perleshje ka ndodhur brenda nje lokali ne Elbasan ku per pasoje jane plagosur dy persona.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur Në lagjen “Haxhias”, Elbasan, në ambientet e brendshme të një lokali në rrethana ende të paqarta janë goditur me mjete të forta shtetasit E.B., 24 vjeç, dhe E.B., 21 vjeç, banues në Elbasan, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nga veprimet e shpejta është bërë e mundur identifikimi i autorëve ku vijon puna për kapjen e tyre.

Policia zbardhi detaje sipas te cilave mesohet se mes të plagosurve me sende të forta janë djali i pronarit të lokalit dhe një 24-vjeçari E.Bekteshi me precedent penal.

Njëri prej autorëve të sherrit mësohe se është në kërkim policor dhe dyshohet se është i përfshirë në ngjarje.

Dëshmitarët kanë pohuar se të rinjtë kishin armë tip pistolete por nuk i përdorën dhe goditën me sende të forta.

Nga konflikti është goditur me sende të forta edhe automjeti i pronarit të lokalit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet