Pandeli Majko publikon foton e ministrit serb: Përdor fyerjen ndaj shqiptarëve si “sport”

Aktualitet

Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka publikuar një foto nga ballina e një gazete për ministrin aktual të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin.

Majko thotë se çmimi në kohë të vështira është më realisti dhe këtë çmim e kanë pasur 5 milionë dollarë. Në ballinën e gazetës shihet Sllobodan Millosheviç, Radovan Karaxhiç, dhe Ratko Mlladiç, të kërkuar për krime lufte.

Reagimi vjen pasi ministri serbe përmes një komunikate në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes Serbe, e quajti kryeministrin Rama një njeri pa tru, ndërsa thekson se ai kujtohet më shumë për mimika dhe çorapet e shqyera, sesa idetë e mëdha.

“Po publikoj një foto, si kujtesë historike, për Ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulin, që po përdor fyerjen si “sport” në marrëdhënien me shqiptarët.

Duhet ti kujtohet, besoj, se çmimi në kohë të vështira është ai më realisti. E kanë pasur 5 milionë dollarë! Sot!… Edhe çmimin e biletës për të vajtur në Uashington duhet ta paguajnë vetë!”-shkruan Pandeli Majko.

 

ME TE LEXUARAT