Nuk ka mbyllje të dytë nga COVID, Rama u përgjigjet qytetarëve nga makina

Aktualitet
Nuk ka mbyllje të dytë nga COVID, Rama u përgjigjet

Kryeministri Rama iu është përgjigjur disa pyetjeve të qytetarëve nga makina e tij. Gjatë përgjigjeve, kryeministri u shpreh se nuk shikon një mbyllje të dytë në horizont. Megjithatë, ai deklaroi se kjo gjë do të varet nga sjellja e qytetarëve dhe numri i rasteve ditore i vdekjeve.

Për të realizuar këtë, kryeministri iu bëri apel qytetarve që të mbajnë maskat në ambjente të mbyllura dhe të lajnë duart shpesh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një tjetër faktor të rëndësishëm ai përmendi ruajtjen e distanceve. "Nuk ka një mbyllje të dytë në mendjen time, por nëse shifrat nuk na imponojnë nuk do ketë një mbyllje të dytë as në realitetin tonë”, shtoi Rama.

Rama iu kërkoj qytetarëve të jenë të kuptueshëm pasi qeveria ndërkohë duhet të përballojë jo thjesht dhe vetëm pasojat e mbylljes së përgjithshme nga COVID, por edhe pasojat e një tërmeti që ishte një goditje e jashtëzakonshme për ekonominë dhe financat e vendit tonë.

"Nuk kemi parashikuar një paketë të tretë nëse nuk do të na duhet larg qoftë të mbyllemi përsëri sepse në këtë rast do të duhet të ju vijmë në ndihmë. Më e mira është ende para nesh”, u shreh më tej Rama.

ME TE LEXUARAT