Makina godet këmbësorin në Korcë, plagoset 16-vjecari

Aktualitet
Makina godet këmbësorin në Korcë, plagoset 16-vjecari

Nje aksident rrugor me pasoje plagosjen e nje personi ka ndodhur mbremjen e sotme ne Korce. Policia tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, në fshatin Symiz, shtetasi E. S., rreth 66 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka aksidentuar shtetasin R. J., rreth 16 vjeç, banues në Symiz, këmbësor në rrugë, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, por u kap menjëherë nga shërbimet e policisë në lagjen nr. 3, Korçë, ku më pas u bë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme proceduriale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT