Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Johnson: Britaninë e pret një dimër i vështirë/ Dyzimi mes optimizmit dhe pesimizmit

Në një intervistë për BBC, kryeministri Boris Johnson e përshkroi luftën e Britanisë kundër Covid-19 si një rrugë plot me tronditje. Ai përmes një mesazhi kontradiktor, i bëri thirrje publikut britanik “të veprojë pa frikë por duke përdorur llogjikën”.

Boris Johnson tha se qasja e qeverisë së tij ishte e balancuar mes shpëtimit të jetëve njerëzore dhe mbrojtjes së ekonomisë së vendit. Kryeministri pranoi se ka pasur një problem teknik gjatë kësaj jave në përllogaritjen e numrit të infekturave, ku shifrat e të shtunës në mbrëmje ishin sa dyfishi i një ditë më parë, një problem i ndeshur edhe më herët në muajit e para të pandemisë.

Analistët e shikojnë këtë intervistë të kryeministrit britanik si një dyzim mes optimizmit dhe pesimizmit në prononcimet e tij për pandeminë.

Opozita laburiste e cilësoi intervistën e Boris Johnson si një shans të humbur për të ofruar një strategji serioze për të rritur  besimin tek publiku. Kjo opozitë me udhëheqësin e saj të ri, Sir Kier Stammer, është përpara në sondazhet e opinionit publik jo vetem si udhëheqës, por edhe si parti.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet