Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Disa zona të Tiranës prej orësh pa energji elektrike, OSHEE njoftim të rëndësishëm

Disa zona në Tiranë ndodhen pa energji elektrike prej dy orësh, pasi një subjekt privat ka dëmtuar fiderin e tensionit të mesëm. Kompania OSHE bën me dije se zonat pa energji janë Yzberishti, Mëzezi dhe Pallatet “Çabej”, etj.

Kompania thotë se po punohet për riparimin e defektit, ndërsa shpreh keqardhje për rastet e përsëritura.
OSSH njofton se nje pjese e zones Yzberisht, Mezes, Pallatet “Çabej”, etj, ndodhen prej 2 oresh pa energji elektrike per shkak se nje subjekt privat “4 AM”, demtoi fiderin e tensionit te mesem.
Pas procedurave ligjore, jemi duke kryer procesin e riparimit, qe do kërkojë edhe 1 orë.

OSSH Tirane shpreh keqardhje për situata te ngjashme te përsëritura nga subjekte private qe dëmtojnë rrjetin elektrik, duke sjelle kosto per shoqerine dhe abonentet.

Te gjitha kompanite dhe kushdo qe duhet te kryeje punime (gerrmime, etj), duhet me patjeter te njoftoje kompanine OSSH sipas procedurave, per tu njohur ma harten e rrjetit elektrik dhe te evitohen rastet si i sotmi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet