Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Çfarë borxhi të kanë shqiptarët?”, Manjani i kthehet Metës: E bëre Ramën kryeministër

VIjojnë replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta ndërsa ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka një pyetje për Presidentit Meta.

Përmes një postimi në Facebook ai shkruan se çfarë borxhi i kanë shqiptarët Metës që u bëri peshqesh kryeministrin Rama.

“Pastaj e bëre dhe Kryeministër. Tani të kërkon dhe hesap… Vërtetë, çfarë borxhi të kanë shqiptarët për këtë peshqesh…!?”-shkruan Manjanil.

 

Postimi i plotë:

“Megjithmend Ilir, çfarë borxhi të kanë shqiptarët ty që ua bëre peshqesh Edi Ramën?!

I dhe oskigjen politik sa herë i merrej fryma në PS. E bëre dhe e mbajte kryetar Bashkie 12 vjet.

Pastaj e bëre dhe Kryeministër. Tani të kërkon dhe hesap… Vërtetë, çfarë borxhi të kanë shqiptarët për këtë peshqesh…!?

Por borxhet duhen larë deri me 25 prill. Nëse nuk lahen, atëhere i jemi të gjithë borxhli Edi Ramës, siç ata para nesh ishin borxhli ndaj Enver Hoxhës.

Është serioze këtë herë. Posti i Presidentit nuk mjafton…”

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet