Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Biznesmeni gay përballet me Gracianon: Kam pasur të dashur një pastor kishe, ishte biseksual

Elton Ilirjani ka bërë një deklaratë “bombë” gjatë përballjes së tij në studion e “Shqipëria live” me konkurentin e “Përputhen”, Graciano Merko.

Biznesmeni homoseksual tha se Graciano mund të ishte totalisht gay, pasi nuk kishte ide të qarta për biseksualitetin, ose ndoshta e bënte për famë apo përfitim.

Më tej, drejtuar pastorit që ishte i ftuar në emision, Eltoni tha se ka pasur një të dashur biseksual, që ishte pastor në një kishë në Shqipëri.

Ilirjani: Unë e përgëzoj në radhë të parë Gracianon sepse deklarata e tij është në ndihmë të kauzës së LGBTI, por unë kam një pikëpyetje në gjithë këtë deklaratë.

Shoh se ka një të pavërtetë. Ose Graciano është totalisht gay dhe ka frikë ta pranojë, ose teoria e tij për biseksualitetin është e paqartë. Ai ishte pak ofendues për gay-t, sepse tha është më keq të jesh gay. Mendoj që është një deklaratë shumë e rëndë dhe mendoj që duhet të ketë kujdes kur shprehet se kush është më mirë dhe më keq.

Unë nuk mund të flas me 100% siguri nëse ai është gay, por ai duhet të bëjë kujdes kur shprehet. Unë mendoj që ai është gay ose zhigolo, sepse tha që përfiton.

Dua t’i them diçka pastorit që është i ftuar aty në studio: Unë kam pasur të dashur pastor, kam pasur të dashur një person që drejtonte Kishën.

Në Shqipëri, ishte biseksual. Biseksualiteti nuk është ai që thotë Graciona. Unë mendoj që ti nuk je biseksual. Unë mendoj që ti je një person që nuk e di çfare je.

Graciano: Unë përfaqësoj veten time jo shoqatën tënde as LGBT. Dhe them çfarë të dua kam mendimin tim, edhe që them se gay është më keq.
Eltoni: Thuaj pastorit që unë kam pasur të dashurin më të mirë pastor, që drejtontë kishën.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet