Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta regjisori i njohur

Gjergj Vlashi, regjisor dhe shkrimtar i njohur durrsak është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, teatri “ Aleksandër Moisiu” shkruan se kjo është një humbje e madhe për komunitetin artistik duke e konsideruar regjisorin si “Gjergjin e madh të Durrësit”

Gjergj Vlashi ka punuar si pedagog i jashtëm në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Ishte autor i librit “Si vihet ne skenë një shfaqje estrade” dhe i disa artikujve e studimeve në lidhje me estradën dhe teatrin. Regjisori dhe shkrimtari Gjergj Vlashi është nderuar nga presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani me Urdhërin “Nderi I Kombit”.

Gjergj Vlashi u lind në Durrës dhe kreu shkollën fillore dhe të mesme atje. Që në vitet e para të pas luftës u mor me tatrin amator dhe debutoi disa shfaqje si “Prefekti”,  “Çani Hoxhë”, etj.  Pasi kreu shërbimin ushtarak, ai punoi  në klubin e portit detar dhe në vitin 1957 u emërua si regjisor në shtëpinë e kulturës. Ai ishte regjisor në trupën profesioniste nga viti 1960 deri në vitin 1990 kur doli në pension. Vlashi ka dhënë shfaqje në shumë qytete të shqipërisë dhe ka fituar disa çmime të para me trupën e durrësit në shumë festivale.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet