Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

400 të burgosur grevë në burgun e Peqinit, paraqesin kërkesat: Jo dënime për celularët në qeli!

Rreth 400 të burgosur vijojnë të protestojnë në burgun e Peqinit. Kjo situatë po vazhdon prej nje jave tashmë dhe disa prej tyre kanë hyrë edhe në grevë urie.

Shkak i kësaj situate janë disa kërkesa që ata u kanë drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë, por që ende nuk kanë marrë një përgjigje dhe nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar në lidhje me kërkesat e tyre.

Ata gjithashtu kanë listuar edhe 13 kerkesa, ku kërkojnë, amnisti gjithë përfshirëse 5 vjeçare, pa kritere.

Burgimi i përjetshëm sipas tyre, duhet të përcaktohet me vite si në Bashkimin Europian dhe të jetë 20 vite. Një tjetër kërkesë është që dënimi mos u shtohet nëse i kapin me celular të futur ilegalisht në qeli, si edhe reduktim të tarifave për per telefonat qe u lejohen të bëjnë nga burgu.

Një kërkesë e rëndësishme për ta është edhe largimin e drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, Agim Ismailit, pasi sipas të burgosurve, me urdhëresat e tij, ka dhunuar në vazhdimësi legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Të burgosurit në Peqin nuk pranojnë ushqimin e burgut derisa të negociohet për kërkesat e tyre. Ata nuk kanë dhënë një afat për zgjatjen e kësaj greve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet