4 Tetori shënon Ditën Botërore të Kafshëve , pasi përkon me festën që festohet ndaj Shën Franceskos (Giovanni Francesco di Bernardone), i cili ishte një adhurues i natyrës dhe mbrojtës i kafshëve.

Kjo ditë ka për qëllim vetëndërgjegjësimin e njerëzve për padrejtësitë që i bëhen botës shtazore, por edhe të nxitë organet shtetërore të respektojnë dispozitat ligjore që kujdesen për mbrojtjen e kafshëve.

Dita Botërore e Kafshëve festohet çdo vit në datën 4 Tetor. Fillimet e saj i ka në vitin 1931 në Firence të Italisë , ku në një konventë të ekologjistëve të asaj kohe, 4 tetori u vendos Dita Botërore e Kafshëve.