Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

28 vite martesë! Michele dhe Obama frymëzojnë të gjithë të dashuruarit

Një ditë tejet e rëndësishme është sot për çiftin Obama, i cili feston 28 vite martesë.

Me rastin e përvjetorit ata i kanë bërë njëri-tjetrit dedikimin romantik në rrjetet sociale duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Vete Michele e ka përdorur rastin për të bërë edhe një mesazh në lidhje me zgjedhjet presidenciale.

“28 vjet me të. Unë e dua Barack Obama për buzëqeshjen, karakterin dhe dhembshurinë e tij. Pra, shumë mirënjohëse që e kam atë si një partner përmes gjithçkaje që jeta na hedh. Dhe këtë vit, ne kemi një kërkesë për ju, zgjidh një person në jetën tënde që mund të mos votojë dhe sigurohu që ta votojnë. Na trego në komente! Ky është një mesazh përvjetori i llojit më të mirë. Të dua, Barak”, ka shkruar Michelle në Instagram.

Nga ana tjetër Obama ka qëndruar në kufijtë e dedikimit të përzemërt, pa u marrë aspak me klimën politike në vend.

“Edhe me gjithçka që po ndodhte, doja të merrja një moment për t’i thënë gëzuar përvjetorin dashurisë sime të jetës. Çdo ditë me Michelle Obama më bën një burrë më të mirë, një baba më të mirë dhe një njeri më të mirë”, u shpreh Barack në postimin e tij.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet