Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“U përballa me vdekjen, kisha haluçinacione”! Ish-deputeti i PS rrëfen betejën me Covid

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Toçi, rrëfeu përballjen e tmerrshme me koronavirusin.

Në një lidhje me “Skype” në News24, ish-deputeti Toçi tha se është prekur shumë rëndë nga virusi Covid-19 dhe ka kaluar një periudhë 55 ditë në regjim shtrati, ku 45 ditë ka qenë i shtruar te “Shefqet Ndroqi”.

“Kam kaluar një periudhë 55 ditë në regjim shtrati, 45 ditë te ‘Shefqet Ndroqi’. Pas kësaj, nuk është se jam akoma në gjendje fare normale, që të bëj aktivitete të zakonshme. Covid ka dhe një periudhë tjetër që nuk është shumë e shkurtër, kur pacienti kërkon të rehabilitohet pas një kohe të gjatë në kushte spitalore. Edhe unë po kaloj këtë periudhë. Gjatë kohës që ishte në spital kam humbur 20 kg. Sot lëviz normalisht të dal me familjarë e miq, bëj jetë normale, por jo që të ushtroj aktivitete. Uën jam prekur në kushte shumë të rënda. Nuk mund ta vë gishtin ku e kam marrë këtë sëmundje. U preka nga ky virus në momentin kur nuk do ta besoja kurrë”, tha ish-deputeti.

Më tej, Toçi shtoi se trajtimi i virusit në kushte shtëpie, kur skaneri të nxjerrë se je prekur sadopak, është një gabim fatal. Sipas tij, brenda 10 ditësh që ai qëndroi në shtëpi, mushkëritë iu prekën nga 30% në 70%, prej ku pati dhe humbje të vetëdijes.

“Unë vendosa ta kaloja në kushtet e shtëpisë dhe ky ishte një gabim fatal. Kur bën skanerin dhe del që je prekur sadopak, në kushtet e shtëpisë është e pamundur ta luftosh virusin. Pas 10 ditësh që u përkeqësova shumë, kisha temperaturë, djersë, kisha të gjitha shenjat e këtij virusi, iu drejtova spitalit dhe doli që mushkëritë e mia ishin prekur brenda 10 ditësh nga 30% në 70%. Pashë mosbesimin e mjekëve se nuk do ja dilja kësaj lufte. Ditët e para të spitalit, dhe kur kalova në reanimacion për 3 javë, kam pasur momente të humbjes së vetëdijes. Dola nga vetvetja dhe u përballa me vdekjen, ndaj dhe pak gjëra mbaj mend. Jeta ime u vu në pikëpyetje të madhe”, shtoi ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet