Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rama shkon në Thumanë me Elvis Nacin: Shqiptarët po na hedhin topa balte….!

Kryeministri Edi Rama shkoi ne zonen e Krujes se bashku me Elvis Naçin dhe ministrin për Rindërtim Arben Ahmetaj, ku kanë parë nga afër rindërtimet e shtëpive, pas tërmetit.

Rama u shpreh ndër të tjera se “ka shumë persona që hedhin topa balte” mbi të e donatorët. Ai shtoi se qeveria që kryeson dhe donatorët kanë dhënë kontribut maksimal për rindërtimet dhe se nuk kanë prekur asnjë lekë.

“Thumana është zona që është goditur më shumë nga çdo vend tjetër në Shqipëri. Një projekt do kohën e vet, do konceptimin, bëhet gjithë studimi, bëhet kontrata, bëhet infrastruktura e pastaj bëhen edhe shtëpitë. Paratë janë të gjitha aty. Hedhin topa balte ndaj nesh, por në fakt lekët janë aty.

Ka nga ata që thonë “ku shkuan lekët plako? Lekët nuk shkuan askund, sepse donatorët siç janë BE, Elvisi etj i hedhin vetë. Turqia ka sjellë vetë punëtorët, ka sjellë gjithë infrastrukturën. Fonadcionet kanë qenë bashkëpunues me ne”, tha Rama.

Por Elvis Naçi tha se kryeministri nuk ka përse të mërzitet me qytetarët, pasi shqiptarët janë të mrekullueshëm.

Rama në “Facebook” lajmëron edhe nisjen e rindërtimeve në Thumanë, pas tërmetit shkatërrimtar.

“#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤

🏡🏘🏠Thumanë – Sot nisi rindërtimi i shtëpive pasi është shtruar e gjithë infrastruktura nëntokësore në truallin e ndërtimit të shtrirë në 12 hektarë, ku përmbajtja kënetore e tokës u konsolidua me shtresa gurësh e rrjetash të posaçme stabilizuese👍

Kjo pjesë e shtëpive të Thumanës së Re do të rindërtohet nga Fondacioni Firdeus, ndërkohë që së shpejti nis puna për pallatet, ku përveç kontributit nga buxheti i shtetit që do të mbulojë edhe pjesën e godinave social – kulturore dhe zonat sportive, do të integrohet edhe donacioni i Behgjet Pacollit🙏

#BashkëpërThumanën🤝”, shkruan Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet