Preç Zogaj denoncon publikisht: Ma ndryshuan adresën pa dijeni, më kthyen në Lezhë pas 30 vitesh

Politikë
Preç Zogaj denoncon publikisht: Ma ndryshuan adresën pa dijeni,

Kanë qenë të shumta denoncimet e qytetaravë javët e fundit lidhur me transferimet e vendbanimeve në qytete të ndryshme.

Sipas denoncimeve, pas ndryshimit të adresës ata figurojnë në regjistrin e Gjendjes Civile si banorë të qyteteve të tjera edhe pse jetojnë në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për këtë veprim të paligjshëm, Partia Demokratike kallëzoi në SPAK ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe kreun e Gjendjes Civile, Bledar Doracajn.

Rasti i fundit është edhe analisti Preç Zogaj, i cili ka denoncuar se është transferuar nga Tirana, në Lezhë.

Në emisionin “Java”, Zogaj thotë se është i vetmi nga familja që është transferuar në Lezhë, ndërsa thekson se prej rreth 30 vitesh voton në Tiranë.

“Është bërë një lëmsh i madh me këtë çështjen e listave zgjedhore. Madje sot, im bir duke kërkuar për të regjistruar një patentë ka konstatuar se babain e tij e kanë transferuar në Lezhë. Unë vërtetë jam nga Lezha, por ka 25-30 vjet që votoj në Tiranë dhe nuk jam informuar. Çfarë ndodh me këto lista?” deklaroi Zogaj.

ME TE LEXUARAT