Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mjeku epidemiolog jep lajmin e mirë: Testet e shpejta të Covid-19 janë gati, ja sa kushtojnë dhe avantazhet e tyre

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti, jep lajmin e mirë në një postim në ‘Facebook’, ku thekson se testet e shpejta të antigjeneve të Covid-19 janë gati.

Sipas epidemiologut, ky është plani më realist në afat të shkurtër për të zbuluar dhe izoluar koronavirusin.

Mesazhi i mjekut epidemiolog:

Shume lajm i mire miqte e mi!
Testet e shpejta te antigjeneve te SARS-CoV-2 jane gati!
Ky eshte hapi i rradhes me gjasat me te larta per t’u hedhur dhe eshte plani me realist ne afat te shkurter.
✅ Perparesite e testeve te shpejta:
👍 Rezultati del ne 15-30 minuta;
👍 Kostoja eshte 3.9 euro ose me pak;
👉 Sensitiviteti eshte 80-90%;
👍 Mund te kryhen ne cdo ambjent;
👉 120 milione teste jane ndare veç per shtetet me te ardhura te uleta ose te mesme, si Shqiperia.
✅ Aprovimet e emergjences nga OBSH-ja:
👉 SD Biosensor (Kore e Jugut) ka marre aprovimin ditet e fundit

👉 Abbott (SHBA) ka shume gjase ta marre aprovimin se shpejti
👉 Asnje test i meparshem ne perdorim nuk e ka pasur kete certifikim dhe ne fakt po nxirren nga perdorimi.
Testi do t’i ngjaje testit te shtatzenise, por kuptohet qe materiali biologjik qe perdoret ne kete rast eshte nje pike gjak.
‼Disavantazhet e RT-PCR (“tamponit”):
👉 Rezultati del 12 ore deri ne disa dite me vone;
👉 Kostoja eshte rreth 35 euro, ndersa ne treg shkon rreth 100 euro;
👉 Sensitiviteti eshte 70-80%;
👉 Kerkon laboratore te sofistikuar.
Praktikisht, testet e shpejta te antigjeneve jane superiore ndaj “tamponit” ne te gjitha kriteret e mesiperme.
Forca miq!
Shkenca ecen perpara vazhdimisht!
Jepini kohen e duhur duke u ruajtur nderkohe!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet