Marina e SHBA e Britanisë kapin 200 milionë euro drogë në det

Bota
Marina e SHBA e Britanisë kapin 200 milionë euro drogë në

Forcat e marines se SHBA, Britanisë dhe Holandës kanë kapur në tre operacione të përbashkëta në detin e Karaibeve 1.7 ton kokainë e 28kg amfetamina.

Aksioni u zhvillua dy ditë pasi 264kg kokainë u kapën në një tjeter operacion në të njëjtin rajon.

Britania tha se luftanijet e saj RFA Argus dhe HMS Medway ishin në rajon për të dhënë ndihmë ndaj territoreve britanike te rajonit pas urraganit, dhe më pas kanë vazhduar me operacionet anti-narkotike.

“Në bashkëpunim me forcat e tjera kemi kapur një numër të konsiderueshëm trafikantësh dhe një sasi të madhe malli kontrabandë, që ishte nisur drejt Evropës dhe SHBA”, tha kapiteni Captain Kevin Rimell.

ME TE LEXUARAT