“Keqqeverisja e Ramës çon në vuajtje 100 mijë familje”. Drejtori i fushatës së PD: Të kopjojë shpejt programin tonë

Politikë
“Keqqeverisja e Ramës çon në vuajtje 100 mijë

Drejtori i fushatës së Partisë Demokratike, Alfred Rrushaj, publikon një video në “Twitter” me deklarata të kryeministrit Edi Rama, duke thënë se keqqeverisja e tij ka çuar në vuajtje 100 mijë familje shqiptare.

Rrushaj thekson se në vend që Rama t’i ulte taksat, i ka rritur ato çdo vit, ndërsa shton se ai duhet të kopjojë shpejt programin e PD dhe ashtu siç duhet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ky që shfaqet në video është një politikan pa ide, pa plan dhe pa vullnet për të ndihmuar realisht biznesin e vogël. Çdo ditë e (keq)qeverisjes së tij është një ditë vuajtje për mbi 100 mijë familje që mbahen me dyqanet e vogla dhe tregtinë. Deri dje tallej me programin e PD për lehtësimin e biznesit të vogël nga taksat dhe taksidarët. Në vend që t’i ulte taksat, i rriti çdo vit. Të paktën këtë herë të kopjojë shpjet dhe siç duhet”, shkruan ai.

ME TE LEXUARAT