Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kapo i “mafies shqiptare” kërcënon vartësit e kryeministrit grek dhe gjyqtarët

Udhëheqësi i “mafies shqiptare” në Greqi, i cili akuzohet për vrasjen e hetuesit Michalis Zafeiropulos në Kolonaki, si dhe disa aktivitete të tjera kriminale brenda dhe jashtë burgjeve ka kërcënuar bashkëpunëtorët e kryeministrit grek dhe disa gjyqtarë.

Media greke “TO VIMA” shkruan se ky rast është një shembull i rreziqeve që mund të ekzistojnë nga anëtarët e krimit të organizuar, të cilët janë dënuar për shumë vite por edhe i indiferencës së dukshme ndaj sistemit gjyqësor grek.

Shqiptari, kreu i bandave shqiptare, u thirr për dëshmi të çështjes Zafeiropulos, por edhe për vdekjet e të burgosurve në burgun Korydallos.

Në paraqitjen e tij para Hetuesit Special të Apelit dhe kompetent për çështjet e terrorizmit, Eftychi Nikopulos, ai u gjykua për krime të rënda.

Një nga hetimet e Nikopulos lidhen me paratë që kriminelët shqiptarë kishin marrë nga avokatët e njohur grekë, duke pretenduar se donin të paguanin kostot e transportit të trupave të bashkatdhetarëve të tyre të vrarë në Greqi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet