Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“E kaluam COVID-in në shtëpi”, Neritan Ceka: Kura mua e gruas na shkoi 5 mijë euro

Arkeologu Neritan Ceka ka treguar se eshte infektuar me gjithe bashkeshorten nga koronavirusi. Ai shpjegon se kura per ta kaluar semundjen ne shtepi u ka shkuar 5 mije euro.

Sipas tij infektimi i pensionisteve qe jetojne me te ardhura te zakonshme eshte vdekje:

“Unë dhe gruaja ime jemi sëmurë në të njëjtën ditë. Kemi telefonuar 127 dhe na kanë ardhur pas 3 ditësh në vend që të vinte mjeku i familjes.

Kemi bërë tamponin dhe pas 5 ditësh na doli që nuk kishim gjë. Dolëm negativ, ndërkohë që kishim kaluar në oksigjen. Dhe të gjithë trajtimin, që nga dita e parë e deri më sot e kemi bërë me mjetet tona.

Të gjithë ata që jetojnë me pensione të ndershme, me 160 mijë lekë në muaj, kjo është vdekje. Nuk bëjnë dot asgjë, as marrje të aparatit të oksigjenit, as të përballojë shpenzimet. Unë s’kam patur asnjë kontakt me këtë që quhet qeverisje.

Minimumi për një njeri që të kalojë Covidin në shtëpi është rreth 5 mijë euro. Nuk më dhanë recetë, kupton apo jo. Unë dhe gruaja ime i kemi marrë ilaçet pa recetë. Dhe nuk kemi mundësi, as në rastet kur kompensohen nuk i marrim dot.

Vetëm me telefon, një mjeke atje që të jep një këshillë se çfarë mjekimi duhet të marrësh. Dhe nëse nuk ke një mjek mik, ti je i vdekur.”– deklaroi Ceka.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet