Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

200 kg tritol, ushtari plagoset gjatë shembjes së pallatit në Durrës

Një pallat i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, në Durrës është shembur me shpërthim të komanduar.

Objekti i cili ndodhej në lagjen 16, pranë ndërmarrjes se ujësjellës kanalizimeve Durrës ishte klasifikuar DS5 dhe u shemb me afro 200 kg lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit është plagosur një ushtar, i cili është dërguar me urgjencë në spital, por ende nuk ka të dhëna për gjendjen e tij.

“Specialistët EOD të Batalionit të Xhenios në Komandën Mbështetëse në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit (IKMT) bënë të mundur shembjen e pallatit 12-katësh, ne lagjen nr 17 të bashkisë Durrës, të dëmtuar nga tërmeti i Nëntorit të vitit të kaluar.

Momenti i shembjes se pallatit 12 katesh ne Durres

Gepostet von LajmiFundit.al am Samstag, 3. Oktober 2020

Ky është konsideruar një nga operacionet me të vështira deri tani, pasi u desh një punë voluminoze për hapjen e mbi 3000 furnelave nga ekspertët e batalionit të xhenios.

Procesi ka filluar që në muajin korrik 2020 dhe u finalizua pasditen e kësaj të shtune. Për realizimin e këtij operacioni u përdor një sasi e konsiderueshme lënde plasëse, mjete transporti dhe 39 specialistë të batalionit të xhenios. Gjatë operacionit nuk pati probleme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet