Vrasësi me pagesë kapet në Shqipëri, e ndiqnin policitë e dy shteteve, video nga aksioni

Aktualitet
Vrasësi me pagesë kapet në Shqipëri, e ndiqnin policitë

Nje person i akuzuar si vrases me pagese u arrestua nga policia ne Gjirokaster pas nje aksioni ne te cilin u perfshine policine e SHqiperise dhe te Kosoves.

Fast Albania, në bashkëpunim me Fast Kosova, DVP Gjirokastër, Lezhë e Shkodër dhe Interpol Tirana, në kuadër të operacionit të koduar "Kalaja" kapën një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit.

https://www.facebook.com/lajmifundit.al/videos/342258320367912/

41-vjeçari i dyshuar si vrasës me pagesë për disa vrasje në Kosovë, me armë zjarri dhe ekspolziv.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e prsonave që qarkullojnë me armë zjarri, atë që janë të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, apo që kryejnë trafiqe të paligjshme, falë informacioneve policore dhe koordinimit të veprimve u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar "Kalaja".

Në kuadër të këtij operacioni i cili u zhvillua nga Fast Albania, DVP Gjirokastër, DVP Lezhë e Shkodër, Interpol Tirana dhe Fast Kosova, u bë e mundur lokalizimi i vendndodhjes në Gjirokastër dhe më pas kapja e shtetasit shumë të kërkuar nga drejtësia e Kosovës, D. Gj., 41 vjeç, banues në Velipojë Shkodër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krimet e Rënda me Vendim nr.26/18, datë 06.07.2020, ka lëshur urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të këtij shtetasi për veprat penale "Vrasje" dhe "Armëmbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe shpërthyese".

Ky shtetas dyshohet si vrasës me pagesë për një sërë ngjarjesh me eksploziv e armë zjarri në Kosovë.

ME TE LEXUARAT