Vetëvritet gazetarja ruse pas kontrollit të shtëpisë nga policia: “ Fajësoni Kremlinin”

Bota
Vetëvritet gazetarja ruse pas kontrollit të shtëpisë nga

Një gazetare ruse humbi jetën të premten duke i vënë zjarrin vetes përpara një dege të Ministrisë së Brendshme në qytetin e Nizhny Novgorod, një ditë pasi apartamenti i saj u kontrollua nga forca të shumta policie.

Përpara se të bënte këtë akt, gazetarja Irina Slavina shkroi në rrjetet sociale, ku iu drejtohej ndjekësve të saj që të fajësonin Federatën Ruse për vdekjen e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një ditë përpara vdekjes ajo tregoi në rrjetet sociale se hetues dhe policë kontrolluan apartamentin e saj në kërkim të “broshurave, pamfleteve apo llogarive” nga grupi opozitar “Rusia e Hapur”, i cili financohet nga kritiku i Kremlinit, Mikhail Khodorkovsky.

Komiteti i Hetimit Rus, ndërkohë, njofton se ka hapur një hetim paraprak për shkaqet e vetëvrasjes së gazetares në qytetin Nizhny Nogorod.

ME TE LEXUARAT