Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

‘Valët e muzikës përhapin Covid’, Spiropali kundër Klosit: Nuk ka një ekspertizë që e verteton

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali në një intervistë për Report Tv ka komentuar deklaratën e Ministrit të Turizmit, Blendi Klosi, se valët e muzikës përhapin koronavirusin.

Spiropali fillimisht ka dashur ta shmangë këtë temë, por në fund tha se nuk ka një studim që e vërteton një gjë të tillë, duke shtuar se nuk është dakord me atë çfarë tha Klosi.

“Ka një shprehje të bukur që thotë se edhe lumi nuk është njësoj. Nuk besoj se shpresoni të merrni dy herë të njëjtën deklaratë në këtë studio.

Nuk mund as të jesh dakord as të mos jesh dakord mbi një çështje për të cilën nuk ke asnjë ekspertizë.

Sigurisht që nuk ka një studim. Sbesoj se pretendoni nga Klosi ekspertizë me këtë çështje. Meqë më kujtuat kohët e mjaftiti dhe kohët e vjetra të protestës dhe angazhimit tim, unë në Shkodër nuk kam shkuar njëherë por shumë herë, me FRESH për të ngritur zëri mbi ata të rinj që në atë kohë në shkodër hiqeshin nga puna pa të drejtë”, tha Spiropali.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet