Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Transportonte 3 kg marijuanë drejt Kosovës, në pranga shqiptari

Një shqiptar është kapur duke transportuar 3 kg marijuanë me makinë nga Shqipëria drejt Kosovës.

Mbrëmjen e djeshme (1 tetor), vetëm pak pasi kishte kaluar pikën kufitare të Morinës, ndalohet mjeti tip Volkswagen Toureg në Vërmicë.

Pas kontrollit në makinë u gjetën 3 kg marijuanë.

“Pas gjetjes është njoftuar njësiti antidrogë dhe me urdhër të prokurorit është konfiskuar vetura dhe pronarit të veturës i është shqiptuar ndalesa prej 48 orësh” – njofton policia.

Lajmin për konfiskimin e kësaj sasie droge, e ka konfirmuar edhe Nexhmi Krasniqi, nga Departamenti për Kufij në Policinë e Kosovës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet