Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rama jep lajmin e rëndësishëm: Nesër firmosim marrëveshjen për Skavicën, e financon SHBA

Hidrocentrali i Skavicës do të financohet nga SHBA-ja. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama.

“Ne me SHBA-të nesër firmosim një marrëveshje për Skavicën që do financohet nga SHBA-të.

Është vullnet i SHBA për t’i shprehur Shqipërisë konsideratën më të lartë ç’ka ne kemi bërë për ato çështje që shprehen në letrën e presidentit, por jo vetëm për të. Gjithashtu, SHBA-ja kanë vendosur që në një numër të caktuar mbështetjeje shëndetësore me respirator në Europë, pjesën e luanit t’ia japin Shqipërinë. I them këto që do mund të realizojmë një vepër të shumë pritur që në vitet e vjetra, siç është Skavica me SHBA-të drejtpërdrejtë”, tha Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet