Prokuroria mbrojti sot ne gjykate kerkesen per te thirrur deshmitar ne gjyq Sali Berishen ne procesin ndaj Izet Haxhise. Akuza pretendoi se ka prova te reja për vrasjen e ish liderit të dhjetorit, Azem Hajdari, te cilat janë siguruar nga prokuroria në procesin ndaj Izet Haxhias, një prej të akuzuarve për krimin e rëndë.
Prokurori i çështjes Dritan Nushi dorezoi një usb me materiale filmike qe janë marre nga mediat e asaj kohe.
Sipas tij ato sjellin prova te reja lidhur me vrasjen. Por trupi gjykues i kërkoi prokurorit që të paraqiste edhe autorizimin përkatës për përdorimin e pamjeve filmike.
Ne keto pamje, sic duket edhe ne foto, Sali Berisha shfaqet duke pyetur Zenel Nezen, ish truproja e Azem Hajdarit, deshmitar okular i mbijetuar ne atentat. Berisha ka mesuar deshmine e Nezes ne spital ndersa prokuroria pretendon se ish kreu i PD dhe Ylli Rakipi, kane regjistruar deshmine e Nezes e cila nuk i eshte vene ne dispozicion prokurorise ne asnje rast.
Të dyja palët, si organi i akuzës ashtu edhe avokati mbrojtës, kanë dorëzuar një kërkesë me emra të cilët sipas tyre do të zbardhin përfshirjen e Izet Haxhisë në vrasjen e Azem Hajdarit. Mes tyre eshte edhe ish kryeministri Sali Berisha.
Avokati i Izet Haxhise, Idajet Beqiri, pretendon se mbesa e Berishës ka parë lëvizjen e autorëve të vrasjes para ngjarjes dhe e ka njoftuar atë. Ai kërkon nga ish kryeministri që të japë shpjegime se pse nuk njoftoi policinë, por Azem Hajdarin për praninë e agresorëve.
Rihapja e dosjes për Izet Haxhinë erdhi pas kërkesës që ai bëri në gjykatën e apelit, kërkesë e cila u pranua. Ndërkohë, Gjykata Penale e Tiranës pritet të shprehet në datën 9 tetor lidhur me kërkesën e prokurorisë dhe të mbrojtjes për thirrjen e dëshmitarëve në gjyq.