Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Porti i Durrësit de facto i Kosovës”, ministri serb: Përpjekje për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”

Sot kryeministri, Edi Rama në mbledhjen e dy qeverive deklaruaroi se porti i Durrësit do të jetë de facto i Kosovës. Kjo ka sjellë reagimin e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili tha se kjo është përpjekje për të krijuar “Shqipërinë e Madhe”.

Mediat e huaja shkruajnë se Vulin ka thënë se “shqiptarët mund të bashkohen dhe mund të marrin territoret e njerëzve të tjerë, ndërsa serbët nuk mund të bashkohen as në tokën e tyre. Kështu që përsëritet gënjeshtra se Shqipëria e Madhe është një Shqipëri e natyrshme dhe serbët e bashkuar në një shtet janë një kërcënim për paqen”.

Vulin thotë se “Shqipëria e Madhe” është lajm i “një katastrofe të madhe, prishjes dhe shkatërrimit të shteteve dhe kombeve në Ballkan”, ndersa ka bere thirrje per bashkim institucional.

“Vetëm serbët e bashkuar mund të ndalojnë “Shqipërinë e Madhe” dhe sa më shpejt të bashkohemi institucionalisht, aq më shpejt do të fillojë koha e paqes në Ballkan”, tha ai.

Po ashtu ministri serb ka theksuar se Bashkimi Europian, “si çdoherë deri më tani, do të qëndrojë i heshtur ndaj kësaj deklarate dhe nuk do të ndërmarrë asnjë veprim”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet