Ndryshimet në regjistrin e Gjendjes Civile, PD padit në SPAK Lleshajn: Manipuloi listat e votuesve

Aktualitet
Ndryshimet në regjistrin e Gjendjes Civile, PD padit në SPAK Lleshajn:

Partia Demokratike ka paraqitur kallëzim penal në SPAK ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile, Bledar Doracaj.

Sipas selisë blu, çështja e ndryshimit të vendbanimit të qytetarëve, pa kërkesën e tyre me qëllim manipulimin e listave të votuesve, duhet të hetohet nga SPAK.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

PD dorëzoi kallëzim penal në SPAK për 3 vepra penale: fallsifikim i dokumenteve, shpërdorim i detyrës dhe shkelje e të drejtës së zgjedhjes.

Në padinë e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion i kërkohet të sekuestrojë të dhënat kompjuterike, siç është Rregjistri Kombëtar i Gjendjes Civile për të vërtetuar ndërhyrjet e paligjshme në sistem me qëllim ndryshimin e adresës ëë vendbanimit dhe, për rrjedhojë, të pengojë qyyetarët të votojnë, përmes ndryshimit të vendvotimit.

“Rastet e denoncuara nga shtetas të ndryshëm për një periudhë rreth 2 javore mbi ndryshimet e vendbanimeve, pa dijeninë e tyre, tregojnë për tentativat për të manipuluar listat e zgjedhësve shqiptarë nga personat përgjegjës, Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile”, thuhet në padi.

ME TE LEXUARAT