Mijëra raste të reja infektimesh në Itali dhe 23 viktima

Bota
Mijëra raste të reja infektimesh në Itali dhe 23 viktima

Situata e koronavirusit vijon të mbetet shqetësuese në Itali. Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 2,499 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 23 pacientë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin.

Që nga fillimi i pandemisë deri më tani numri i viktimave ka arritur në 35,941, ndërsa janë realizuar 11,572,459 teste.

Campania ka regjistruar 392 raste të reja, duke u bërë rajoni që ka regjistruar më shumë raste ditore me COVID-19, duke u ndjekur nga Lombardia me 307 raste dhe Lazio me 264 raste.

 

ME TE LEXUARAT