Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kundërshtarë në politikë, por Biden i uron shërim të shpejtë Trump

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i uroi presidentit amerikan, Donald Trump, dhe Zonjës së Parë, Melanie, shërim të shpejtë, pasi që të dy kanë dalë pozitiv me koronavirus.

“Jill (gruaja e Bidenit) dhe unë u dërgojmë dëshirat tona, presidentit Trump dhe Zonjës së Parë Melania Trump, për një shërim të shpejtë. Ne do të vazhdojmë të lutemi për shëndetin dhe sigurinë e presidentit dhe familjes së tij”,-tha Biden në një postim në rrjetin social Twitter.

Ish-nënpresidenti, Joe Biden, nuk e ka informuar akoma publikun nëse ai është testuar për koronavirus.

Presidenti Trump doli pozitiv në koronavirus më pak se një javë pas një debati të ashpër me Bidenin, i pari nga tre debatet presidenciale, që pritet të mbahen deri në zgjedhjet e nëntorit.

Shtëpia e Bardhë lëshoi një orar të ri për aktivitetet e Trumpit në të cilin nuk përfshihet një udhëtim në Florida, ku ai kishte planifikuar të merrte pjesë në një tubim.

Mjeku i tij, Sean Conley, tha se presidenti dhe Zonja e Parë janë “mirë aktualisht” dhe se “ata planifikojnë të qëndrojnë në shtëpi, brenda Shtëpisë së Bardhë, gjatë rimëkëmbjes së tyre”.

“Pres që presidenti të vazhdojë t’i kryejë detyrat e tij pa ndërprerje gjatë rikuperimit dhe unë do t’ju mbaj të informuar për çdo zhvillim në të ardhmen,” tha Conley.

Disa orë më herët, Trump tha se do të nisë “procesin e karantinës”, pasi një ndihmëse e afërt e tij rezultoi pozitive në testin për koronavirus.

Kujtojmë se Hope Hicks, këshilltare e presidentit, u diagnostikua më 1 tetor, pas disa udhëtimeve me presidentin këtë javë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet